Një grup fizikantësh nga Shqipëria, pjesë e Universitetit të Tiranës dhe të Politeknikut janë bërë pjesë e një studimi të rëndësishëm që studion ligjet e natyrës, në bashkëpunim me CERN (Qendra Europiane e Kërkimeve Bërthamore, Gjenevë, Zvicër). Ky grup përbëhet nga Ilirjan Margjeka Rudina Osmanaj, Klaudio Peqini, Olta Çakaj, Altin Gjevori, Dafina Hyka dhe Enkelejd Çaça. Sa i përket detyrës që grupi shqiptar ka në eksperimentin CMS (Compact Muon Solenoid) që do të zhvillohet, ajo përqendrohet në kërkimin e evidencave të mundshme për ekzistencën e grimcave gravitacionale të cilat njihen si gravitone. Ekzistenca e kësaj grimce është ende e paverifikuar. Qëllimi është të plotësohet vendi bosh në tabelën e grimcave elementare të Fizikës duke zbuluar ekzistencën e kësaj grimce. Gazetar: Orest Floku