Emisioni “Top Show” ''Tradhtarët e Shqipërisë'' i transmetuar për here të parë më dt 21 Prill 2010, trajton historinë e tradhtarëve të Shqipërise që nga koha e Skënderbeut e deri në ditët e sotme. A mund të konsiderohen nga pikëpamja e historiografisë Esat Pashë Toptani, Omer Nishani, Enver Hoxha, Ernest Koliqi, Mit’hat Frashëri, Mbreti Zog etj. figura historike që kanë punuar kundër intersave kombëtare në periudha të caktuara të historisë së Shqipërisë? Të ftuarit për të diskutuar mbi tradhtarët e Shqipërisë janë historianja Nevila Nika, historiani Pëllumb Xhufi, publicisti Artan Lame dhe publicist Ardian Klosi.