Të tregosh jetën e Princeshë Dianës nëpërmjet lentes së aparatit fotografik. Kjo është ekspozita që fotografi i njohur mbretëror Anëar Hussein ka hapur në Londër dhe që tregon përmes fotografive disa nga momentet më të bujshme në jetën e Princeshës. Nga “fustani i hakmarrjes” që theu protokollin mbretëror e deri te shtrëngimi i duarve me një pacient të prekur nga SIDA, Princesh Diana vjen në këtë ekspozitë si një humanitare, një nënë dhe një ikonë mode. Ekspozita po mbahet në Dockside Vaults në veri të Toëer Bridge të Londrës dhe zgjat nga 25 maji deri më 2 shtator. Gazetar: Orest Floku