Sulejman Maliqati është cilësuar si “macja e zezë” e portës shqiptare. Ndonëse i ka kaluar 91 vite jetë dhe shumë ujëra kanë rrjedhur që nga koha kur ishte pjesë e ekipit kombëtar dhe Partizanit, Sul Maliqati mbetet një nga portierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në futbollin shqiptar. Mosha nuk e pengon aspak të jetë aktiv e të gëzojë çdo moment vëmendjen e të afërmve dhe dashamirësve të futbollit. Është ndjerë i vlerësuar nga të dyja regjimet, para dhe pas ’90-s, pasi profesionalizmi i tij është i padiskutueshëm.