Rubrika: Edi Manushi, Glenti Nallbani Këtë javë i ftuar inxhinieri Hektor Petromilo. Një bisedë për Uzinë Mekanike të Naftës në Kuçovë e cila në vitet 60-70 prodhonte vetë pajisje për makineritë duke arritur rezultate mbresëlënëse dhe duke kursyer shtetit miliona dollarë nga importi. Programi “E Diell” vjen çdo të dielë në ekranin e Top Channel duke bërë bashkë të vegjël e të mëdhenj, kjo për shkak të karakterit argëtues, informues e edukativ që ka. Një program me rubrika të dedikuara për të gjitha moshat e për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë vendit, nga fëmijët 7 vjeç deri në zonjat e zotërinjtë që kanë nostalgji për kohën që kemi lënë pas, apo duan të dinë diçka më tepër mbi aktualitetin.