Orges Dhima është një i ri shqiptar që ka mposhtur të gjithë paragjykimet e të qenit homoseksual. Në moshën 20 vjeçare ai kthehet nga Greqia në Shqipëri për të marrë pjesë në "The Voice Albania" në Top Channel. Edhe pse eksperienca e tij në "The Voice" nuk zgjati shumë, përsëri kjo ishte një periudhë kulminante. Prindërit e të riut kanë jetuar gjithë jetën në Greqi dhe kjo ishte hera e parë që ai vinte në Shqipëri. Gazetare: Ema Shazivari Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj