Në nisje të dekadës së shkuar, Shqipëria ishte kthyer në një gropë të madhe mbetjesh. Kishte vetëm dy varreza të ligjshme plehrash, të cilat merrnin edhe jetë njerëzish. Djegia e mbetjeve bëhej në fusha të hapura. Ndërkaq, riciklimi ishte diçka e huaj. Opozita demokratike e cila dikur e kishte kundërshtuar – pasi kishte ardhur në pushtet – e kishte miratuar ligjin që lejonte importin e mbetjeve. Pra, plehrat nuk kishte kush t’i ndalte më. Dhe shqiptarët do të bashkëjetonin me to. Gjendja dukej e pashpresë. Shqipërinë e kishin marrë plehrat. Përballë tyre, shqiptarëve do t’u duhej ta përmbysnin për ta ndryshuar realitetin, i cili po bëhej më tragjik nga dita në ditë. Një dekadë pas, gjithçka duket ndryshe. Mirëpo, alarmi është po i njëjti. Jo sepse rreziku ka mbetur i njëjtë. Por sepse të njëjtë kanë mbetur politikanët dhe interesat e tyre.