Regjistrimi i pronave me probleme dhe për të cilat ka vendime për kufizim pasurie, kërkon veprime të kujdesshme dhe respektim të afateve ligjore. Një grup pune prej tetë specialistësh, i ngritur pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, po merret me çështjen e regjistrimit të pasurisë së familjarëve të gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Durrës, bazuar në vendimin e formës së prerë të Gjykatës së Lartë.