Mëlçia është një nga organet më jetike për organizmin e njeriut. Ajo konsiderohet si laboratori i madh sintetizues i trupit tonë, depo energjetike e tij. Ajo kryen një sërë funksionesh si: sulmoninfeksionet, ndalon hemorragjinë, eliminon substancat e dëmshme dhe helmet e trupit nga qarkullimi i gjakut, sintetizonproteinën e gjakut siç është albumina, aktivizon enzimat që janëaq të domosdoshme për funksionet e trupit. Inflamacioni i këtijorgani quhet Hepatit.