Në emisionin e sotëm në “Hipokrati” trajtojmë Syrin dhe rrezikun që i vjen këtij organi jetësor prej diabetit. I ftuar në studio mjeku okulist dhe kirurgu vitreo-retinal Gabor Scharioth, i cili tregon nga dignostikimi deri në trajtimin e retinopatisë diabetike. Protokolli i një vizite mjekësore për diagnostikimin e retinopatisë diabetike, trajtimet e ndryshme kirurgjikale dhe jo vetëm. Në rubrikën Këndi i doktorit këtë javë do të shihni live se si kryhen testet e shpejta për Covid-19.