Një ushqim i mirë në shtatzëni është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e fëmijës në barkun e nënës dhe më tej ndikon në shëndetin e fëmijës gjatë gjithë jetës së tij. Një gjendje e mirë shëndetësore dhe ushqimore e nënës, që para se të fillojë shtatzënia, si dhe të ushqyerit në parametrat e duhur gjatë shtatzënisë, janë kushtet thelbesore për parandalimin e disa patologjive para dhe pas lindjes, jane kushti themelor për një bebe të shëndetshme.