Hipokrati – Personazhe të njohur Botërorë të lindur para kohe – 25.04.2020
25/04/2020 19:00

Me qindra janë ata fëmijë që lindin prematurë në të gjithë botën. Në vijim po ju njohim me disa prej figurave më të mëdha akademike e shkencore, emra të njohur të artit të cilët patën një fillim të parakohshëm në jetë. Disa prej tyre kanë lindur shekuj më parë dhe kanë luftuar në kushte të jashtëzakonshme për të mbijetuar, duke pasur parasysh edhe njohuritë në atë kohë. Albert Einstein (Ajnshtajn) Albert Einstein lindi dy muaj para kohe, në Gjermani, në mars të vitit 1879. Ai konsiderohet një gjeni dhe më i famshmi për kontributet e tij me ndikim në matematikë dhe shkencë. Ai dikur u citua të thoshte: “Ka dy mënyra për të jetuar jetën, njëra është sikur asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është sikur gjithçka është nje mrekulli”. Kjo ishte e vërtetë për Ajnshtajnin, i cili erdhi në jetë nga një lindje e parakohshme në një kohë kur neonatologjia ishte praktikisht jo ekzistente. Napoleon BonaparteMendohet se lindja e tij e parakohshme ishte përgjegjëse për shtatin e tij shumë të vogël. Sido që të jetë, Napoleoni arriti sukses të madh ushtarak dhe sot konsiderohet si një udhëheqës gjeniale, nga shumë njerëz. Isaac NewtonIsaac Newton lindi në v. 1642 dhe peshonte vetëm 1 kg e 360 gramë. Ai nuk pritej të mbijetonte, por sot emri i tij mban firmën e një prej shkencëtarëve më të famshëm dhe me ndikim në botë. Pablo PicassoMë i famshmi për pikturat dhe skulpturat e tij, Pablo Picasso ishte një artist i cili ka ardhur gjithashtu në jetë parakohe. Talenti i tij ishte i pakufishëm dhe arti i tij ishte inovativ Mark Twain (Tuejn)Shkrimtari i madh amerikan Mark Twain është gjithashtu në listën e figuarave të mëdha që kane lindur parakohe. Ai gjithashtu përjetoi një vdekje të parakohshme. Victor HugoRomanisti i madh francez lindi para kohe në v. 1802 dhe triumfoi në një kohë kur mjekësia nuk ishte në favor të foshnjave të lindura hershem. Winston Churchill Ish-Kryeministri i Anglisë lindi dy muaj para kohe në v. 1874. Sidoqoftë, edhe me fillimin e tij të vështirë ai lindi në kushte te nje komoditeti të madh, brenda një dhome gjumi në Blenheim Palace; një shtëpi monumentale angleze në Woodstock (udstok), Oksfordshire (Oksfordshajr) Stevie WonderKëngëtari njohur amerikan Stevie Wonder lindi gjashtë javë para kohe në v. 1950, në Michigan, SHBA. Ai lindi gjithashtu i verbër për shkak një gjendjeje të njohur si retinopati` e parakoheshme. Kjo është një gjendje e zakonshme e fëmijëve të lindur prematurë dhe zhvillohet kur enët e gjakut në pjesën e prapme të syve nuk janë zhvilluar plotësisht dhe shkëputen nga retinat. Stevie Wonder ka lulëzuar në art dhe syzet e tij të diellit të errëta janë bërë personifikimi i pamjes së tij si një muzikant profesionist. Anna PavlovaE lindur premature, Ana e vogël dhe e fortë u rrit për t'u bërë një nga balerinat më të famshme në botë. Johannes Kepler , Astronomi dhe matematicieni gjerman, lindi në 1574 dhe kishte një koificent të inteligjencës mbi 160. Ai pati një fillim të keq në jetë pasi lindi fëmijë shtatë muajsh dhe foshnjat shtatë muajshe në atë kohë u menduan proverbialisht "të jenë të dobët në trup dhe mendje". Ndërsa u rrit, trupi i tij u bë i fortë dhe intelekti i tij superior u zhvillua. Ai u bë Matematicieni Kryesor i Perandorit dhe një themelues i astronomisë dhe fizikës modern.

Rëndësia e ushqyerjes te fëmijët nga mosha 0-5 vjeç, gabimet e prindërve – Hipokrati
04/04 16:40
Si t’i përdorim vajrat Altrechem kundër parazitëve dhe mykut – Hipokrati
04/04 16:40
Kura kundër parazitëve, pse duhet të përdorni produktet Altrechem – Hipokrati
04/04 16:40
Altrechem, seti i parazitëve dhe mykut, trajtimi dhe eliminimi i tyre – Hipokrati
04/04 16:40
Dëmtim në zemër, tru apo veshka, ja çfarë i ndodh fëmijës nëse pini alkool në shtatzëni – Hipokrati
04/04 16:40
Sindroma alkoolike fetare, ja si mund ta dalloni fëmijën përmes tipareve të fytyrës – Hipokrati
04/04 16:40
Sindroma alkoolike fetale, dëmtimet në tru dhe vonesa në zhvillimin e foshnjës – Hipokrati
04/04 16:40
Nga truri i bebes tek organet e tjera, ja rëndësia e gjidhënies te fëmija juaj – Hipokrati
04/04 16:40
Ja si të përmirësoni trurin përmes dietës dhe ushtrimeve, dëgjoni neurologen -Hipokrati
28/03 16:40
Zhurma në vesh, shkaqet dhe simptomat, çfarë sëmundjesh fshihen pas saj – Hipokrati
28/03 16:40
Buzëqeshja “Hollywood”-iane, ja këshilla e stomatologes për moshat e reja -Hipokrati
28/03 16:40
Bëni kujdes! Ja cilat janë pasojat që sjell vetmia në trurin tonë -Hipokrati
28/03 16:40
Droga, disa antibiotikë ose kufjet, si mund ta parandalojmë zhurmën në vesh -Hipokrati
28/03 16:40
Izolimi social dhe problematikat që sjell në jetën tonë, si ndikon vetmia në tru – Hipokrati
28/03 16:40
Klinika Andent, ortodoncia moderne, implantet dentare dhe buzëqeshje natyrale -Hipokrati
28/03 16:40
Zhurma në vesh, ja disa sëmundje që mund të na tregojë -Hipokrati
28/03 16:40
Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve dhe aromë e keqe e gojës? Ja zgjidhja -Hipokrati
28/03 16:40
Rritja e sheqerit nga stresi, kujdes, mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës – Hipokrati
21/03 16:40
Stresi kronik, ja disa nga analizat që duhet të bëni për të kuptuar gjendjen e trupit – Hipokrati
21/03 16:40
Serumi me vitaminë C, seti i Altrechem për mbrojtjen e lëkurës këtë sezon veror – Hipokrati
21/03 16:40