Konkretisht, cfarë thonë studimet e fundit mbi mundësinë e kryerjes paralele të vaksinave të Gripit dhe Covidi-it? Kësaj pyetje ju përgjigj një studim Britanik, i udhëhequr nga Universiteti i Bristolit. Sipas këtij studimi, rezutatet e të cilit u bënë publike muajin e kaluar, u arrit në perfundimin që është e sigurt që të merren njëkohësisht si vaksina e Gripit dhe ajo e Covidit. Studiuesit britanikë pohojnë që marrja e të dy vaksinave bashkë nuk neutralizon efektin e secilës prej tyre vecmas.