Parazitoza e shkaktuar nga Oksiurët eshtë e përhapur në të gjithë vendet e botës dhe mund të prekë të gjithë grupmoshat e njerëzve, të të gjitha niveleve higjenike dhe sanitare. Këta krimba rrinë zakonisht në fundin e zorrrës së trashë, kryesisht në anus, ku lëshojnë vezë të cilat janë shumë infektuese dhe përhapen në zonën rrethuese si në veshjet e brendshme, në dysheme, ajër, ku mund të qëndrojnë edhe për një javë.