Hipokrati: Koronavirus & Sëmundjet Kronike – Kurimi në mungesë të vaksinës – 11 Prill 2020
11/04/2020 19:00

A - Antiparazitaret vrasin virusin per 48 ore. Nje studim i kryer ne Australi, i publikuar ne revisten “Antiviral Research”, ka treguar qe “ivermektina”, nje ilac antiparazitar, i cili eshte i disponueshem ne treg, ka treguar efikasitet kunder koronavirusit ne kushte laboratorike. Sipas disa shkenctarve ne Institutin e Zbulimit te Biomedicines, ne Universitetin e Monash dhe ne Institutin “Peter Doherty” te Infeksioneve dhe Imunitetit, nje doze e vetme e ketij medikamenti eshte ne gjendje te bllokoje rritjen e agjentit patogjen ne kulture, duke eleminuar gjithe materialin e tij gjenetik brenda 48 oreve. Fazat e metejshme te kerkimeve shkencore do perqendrohen kryesisht te dozimi i sakte i ketij ilaci per t`u perdorur ne menyre te sigurte tek njeriu. Per kete arsye del e nevojshme berja e testeve dhe studimeve klinike, per te cilat kerkohen fonde. Ivemektina eshte nje ilac antiparazitar, i cili ka treguar te jete efikas edhe ndaj disa viruseve te tjera si ai i HIV - AIDS, Dengue dhe Zika. Kylie Wagstaff, qe drejton kete studim, ka pohuar qe mjafton nje doze e vetme per te eleminuar gjithe ARN-ne virale brenda 48 oreve. B – Perdorimi i Barnave Antimalarike FDA ose Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, beri te mundur leshimin urgjent te autorizimit te perdorimit te barnave antimalarike, si ilace te aprovuara zyrtarisht per te luftuar perhapjen e koronavirusit te ri. Departamenti i Sherbimeve Shendetesore dhe Njerezore, theksoi ne nje deklarate qe ky autorizim do te beje te mundur hedhjen ne treg te 30 milion dozave te hidroksiklorokine sulfat te dhuruara nga kompania farmaceutike Sandoz dhe 10 milion dozave te klorokine fosfat te dhuruara nga kompania farmaceutike Bayer. Produktet do t`u shperndahen mjekeve per tu perdorur ne pacientet adoleshente dhe te rritur, te diagnostikuar me Koronavirus, edhe pse studimet klinike nuk jane akoma te mundura.Presidenti i SHBA Trump, ne menyre te perseritur ka pohuar qe ilacet antimalarike mund te “ndryshojne lojen” ndaj ketij virusi, edhe pse autoritetet mjekesore kane paralajmeruar qe ende nuk dihet mjaftueshem per efektet e tyre ndaj Koronavirusit. Dr. Anthony Fauci, eksperti numer 1 qeveritar i departamentit te semundjeve infektive, gjate nje konference per shtyp ne fillimet e muajit mars, pohoi se gjithshka qe dihet rreth efikasitetit te ketyre ilaceve bazohet ne anekdota. Nuk eshte kryer asnje studim i vertete klinik mbi efikasitetin e ketyre barnave dhe per kete arsye nuk mundemi ende te japim nje deklarate perfundimtare per to. Ai gjithashtu shtoi se hidroksiklorokina dhe klorokina jane medikamente orale qe pershkruhen per te trajtuar malarien dhe disa semundje te tjera. Departamenti shendetesor pohon se ende nuk ka nje trajtim te aprovuar shkencerisht per Koronavirus, por thene kjo mund te shtojme qe “keto medikamente kane rezultuar te kene aktivitet te mire laboratorik ne studimet kunder virusit. Jane te domosdoshme studimet dhe evidencat klinike per te “provuar shkencerisht qe keto ilace jane efektive”- perfundoi ai. Alex Azar, sekretari i Departamentit te Sherbimeve Shendetesore dhe Njerezore, ne nje tweet te tij pohoi: “Shkencetaret ne Amerike dhe kudo ne bote kane identifikuar terapi te shumta me potencial te mire per te trajtuar Koronavirus, duke perfshire ketu dhe klorokinen dhe hidroksiklorokinen. Presidenti Trump eshte duke ndermarre cdo hap te mundshem qe te mbroje amerikanet nga koronavirusi dhe ti jape atyre shprese”. C - Trajtimi i Koronavirus me ilace antidiabetike. Ka nje menyre tjeter sipas se ciles koronavirusi deperton ne organizmin e njeriut: receptori Dpp4, nje lloj brave molekulare qe virusi perdor per te hyre ne organizmin e njeriut. Ky receptor gjendet ne te gjitha llojet e qelizave njerezore dhe eshte i njejti me ane te te cilit veprojne shume preparate antidiabetike. Pikerisht kjo gje sugjeron qe te njejtat ilace mund te perdoren edhe kunder Koronavirusit, te pakten ne rastet e lehta te ketij infeksioni. Ky vezhgim eshte publikuar ne nje Reviste shkencore mbi kerkimet rreth Diabetit. Deri me tani njihet qe porta e pare e hyrjes se ketij mikrobi eshte receptori Ace 2, i cili gjendet kryesisht ne sistemin e frymemarrjes te njeriut. Sipas Gianluca Iacobellis, i Uniersitetit te Miami-it, pas receptorit Ace2, receptor qe u mendua si porta kryesore e hyrjes se koronavirusit ne organizem, zbulimi i faktit qe SarsCovid 2 lidhet me receptorin Dpp4 na tregon qe ekziston dhe nje mekanizem tjeter i cili mund te hape nje rruge te re trajtimi per personat e prekur nga Koronavirus dhe qe kane shenja te lehta klinike. Receptori ne fjale njihet qe eshte i pranishem ne siperfaqet e te gjitha qelizave, si ne bronke dhe ne zemer, dhe ka lidhje me sistemin imunitar dhe inflamator. Ne kete pike na mbetet vetem te kuptojme sa mund te jene efikase ilacet antidiabetike kunder Koronavirusit. Pergjigje te qarta ende nuk ka, sepse kerkimet per kete teme sapo kane filluar.

“Nuk i harroj lotët”, cili është momenti i trishtë që mjekja Benereta Hoxha vazhdon ta kujtojë
21/02 16:40
“Po të jep sinjale për kancer”, kujdes nga ky problem me tëmthin -Hipokrati
21/02 16:40
“Probleme me zemrën dhe trurin”, ja ndikimet që ka apnea e gjumit -Hipokrati
21/02 16:40
Apnea e gjumit, çfarë pasojash sjell dhe si ta trajtojmë -Hipokrati
21/02 16:40
Historia prekëse me gjyshen në fëmijëri, si vendosi të bëhej mjeke Benereta Hoxha -Hipokrati
21/02 16:40
“Nuk ma pranonin çerdhet”, mjekja rrëfen sakrificën që bëri me djalin e vogël – Hipokrati
21/02 16:40
Keni gurë në tëmth? Ja kur mund t’i largoni me medikamente -Hipokrati
21/02 16:40
Keni keto shenja? Kujdes! Mund të keni apne gjumi -Hipokrati
21/02 16:40
Problemet me tëmthin, polipet dhe gurët, kur bëhen të rrezikshme -Hipokrati
21/02 16:40
40 vite në shërbim të jetës, Benereta Hoxha rrëfen sakrificat dhe momentet që e bekuan -Hipokrati
21/02 16:40
Cilat sëmundje shpërthejnë më shumë sëmundjet autoimune? Dëgjoni mjekun – Hipokrati
14/02 16:40
Mbroni fëmijët! Ja si mund t’u përkeqësohet shëndeti nga sëmundjet e trashëguara – Hipokrati
14/02 16:40
Sëmundjet autoimune, si ndikon stresi në përkeqësimin e simptomave – Hipokrati
14/02 16:40
“Ju prek zemrën ose ju bën me diabet”, rreziqet që ju vijnë nga gripi – Hipokrati
14/02 16:40
“Mund të çojë në humbje jete”, si ta kuptoni që gripi ka zhvilluar një sëmundje autoimune -Hipokrati
14/02 16:40
Gripi sezonal dhe sëmundjet autoimune, sfidat më të shpeshta në diagnostikim – Hipokrati
14/02 16:40
Keni këto shqetësime? Ja pse duhet të shkoni menjëherë te gjinekologu – Hipokrati
14/02 16:40
Rrëshkitja e mitrës, si ta trajtojmë me metoda pa operacion – Hipokrati
14/02 16:40
Rigjenerimi vaginal, shkenca e feminitetit dhe estetika që shëron – Hipokrati
14/02 16:40
Kanceri i vezoreve, cilët janë faktorët që e shkaktojnë – Hipokrati
07/02 16:40
DIGITALB DIGITALB