Hipokrati – Kontraceptivët – Eksperienca ime me pilulën Kontraceptive – 20 Qershor 2020
20/06/2020 19:30

Ne rrjetet sociale ka mjaft deshmi te eksperiencave personale mbi perdorimin e pilulave kontraceptive. Sigurisht qe cdokush eshte i lire te deklaroje haptazi mendimin e vet, te shprehet pro dhe kunder perdorimit te saj, te denoncoje efekte anesore te pashkruara ne rekomandime, te keshilloje mbi menyren e sakte te perdorimit dhe per efektet e saj anesore. Le te degjojme tre blogere si shprehen mbi kete problem, qe ne moshat e reja eshte mjaft delikat. Blogerja nr 1: E perdora pilulen per rreth 5 vjet. Dua tju flas per efektet pozitive dhe negative te saj, pra eksperiencen time me te. E fillova ne moshen 15 vjecare pasi qe kur isha pothuaj 13 vjec pata nje akne te ekzagjeruar dhe perdora gjithe llojet e trajtimeve per te. E lodhur nga paefikasiteti i tyre, nga sasia e madhe e kremerave lokale dhe antibiotikeve pa mbarim dhe mbi te gjitha pakez e frustuar estetikisht, ju drejtova nje gjinekologu se bashku me mamane time. Gjinekologu me pershkroi nje pilule e cila me ndihmoi ne trajtimin e aknes, por kete pilule e nderpreva para 3 muajsh. Mund ta besoni … ende nuk kam cikel menstrual. Dhe ky fakt nuk mu listua si efekt anesor nga gjinekologu im. Sigurisht qe kerkova perseri ndihme nga gjinekologu dhe jam ne nje trajtim tjeter. Por ajo qe zbulova eshte qe kontraceptivi qe une kam perdorur deri tani nuk pershkruhet me dhe eshte hequr nga tregu pasi eshte vertetuar shkencerisht qe jep ankth dhe depresion. Prandaj vajza, ju rekomandoj konsultime te perhershme me mjekun tuaj. Gjinekologu im me dha nje trajtim tjeter per te kthyer ne normalitet ciklin tim menstrual. Blogerja nr 2: Do trajtoj nje argument per te cilin flitet shume ne social media. Si jua thashe prinderve qe doja te filloja pilulen kontraceptive kur ende nuk kisha mbushur moshen madhore? Mami im nuk ka qene parimisht asnjehere dakort per marrjen e pilules pasi duke qene se pilula eshte eshte nje medikament sintetik, mendonte qe do me demtonte organizmin. Ne diskutimet e bera me ishte pergjigjur gjithmone: kur te mbushesh 18 vjec do te marresh vete vendimet per veten tende. Per momentin jo. Ndersa me babin nuk kam nje raport aq te afert, pra sigurisht qe nuk do e kisha pyetur ne ato moment. Si rrjedhim e shtyva perdorimin e pilules ne moshen 19 vjecare. Arsyeja pse doja te perdorja pilulen ishte thjesht per te parandaluar nje shtatezani te mundshme gjate raporteve seksuale. Ne nje video tjeter kam patur disa kritika nga ndjekesit e mi, se perse duhej te perdorja pilulen si kontraceptim dhe pse duhej te mendoja qe ne fillim te jetes sime te vrisja nje jete tjeter te mundshme? Dhe pergjigja ime ishte mjaft e thjeshte: une jam 20 vjec dhe ne kete moment nuk jam gati per te perballuar nje shtatzani dhe te jem nje nene. Dua te bej zgjedhjet e mia vete ne kete jete dhe per te ndaluar ndodhi te paparashikueshme, une do perdor pilulen kontraceptive. Blogerja nr 3 Po ju tregoj eksperiencen time me pilulen. E kam filluar pilulen ne moshen 14 vjecare pasi kisha nje fluks menstrual te crregullt dhe per nje vajze ne moshen time ishte nje gje aq stresuese dhe e lodhshme. Pyesja veten do vijne menstruacionet apo jo dhe mbaja gjithmone me vete asorbentin. Situate mjaft e veshtire!!! E fillova pilulen me keshillen e mjekut dhe e kam perdorur per nje periudhe 4 vjecare. Ajo qe mund tju them eshte qe dhe nje vit pas nderprerjes se pilules une kam cikel te rregullt, nuk kam akne por thjesht disa shenja te saj. Kam pak luhatje te vogla humori por te tolerueshme. Pra ato efekte qe pata mbas nderprerjes se pilules tanime nuk i kam. Pra te themi qe une nuk do e perdor me pilulen pasi mendoj qe cdo gje per momentin eshte ne rregull. Nese do kthehesha mbrapa do ju keshilloja dicka: keshillohuni mire me mjekun tuaj.

“Nuk i harroj lotët”, cili është momenti i trishtë që mjekja Benereta Hoxha vazhdon ta kujtojë
21/02 16:40
“Po të jep sinjale për kancer”, kujdes nga ky problem me tëmthin -Hipokrati
21/02 16:40
“Probleme me zemrën dhe trurin”, ja ndikimet që ka apnea e gjumit -Hipokrati
21/02 16:40
Apnea e gjumit, çfarë pasojash sjell dhe si ta trajtojmë -Hipokrati
21/02 16:40
Historia prekëse me gjyshen në fëmijëri, si vendosi të bëhej mjeke Benereta Hoxha -Hipokrati
21/02 16:40
“Nuk ma pranonin çerdhet”, mjekja rrëfen sakrificën që bëri me djalin e vogël – Hipokrati
21/02 16:40
Keni gurë në tëmth? Ja kur mund t’i largoni me medikamente -Hipokrati
21/02 16:40
Keni keto shenja? Kujdes! Mund të keni apne gjumi -Hipokrati
21/02 16:40
Problemet me tëmthin, polipet dhe gurët, kur bëhen të rrezikshme -Hipokrati
21/02 16:40
40 vite në shërbim të jetës, Benereta Hoxha rrëfen sakrificat dhe momentet që e bekuan -Hipokrati
21/02 16:40
Cilat sëmundje shpërthejnë më shumë sëmundjet autoimune? Dëgjoni mjekun – Hipokrati
14/02 16:40
Mbroni fëmijët! Ja si mund t’u përkeqësohet shëndeti nga sëmundjet e trashëguara – Hipokrati
14/02 16:40
Sëmundjet autoimune, si ndikon stresi në përkeqësimin e simptomave – Hipokrati
14/02 16:40
“Ju prek zemrën ose ju bën me diabet”, rreziqet që ju vijnë nga gripi – Hipokrati
14/02 16:40
“Mund të çojë në humbje jete”, si ta kuptoni që gripi ka zhvilluar një sëmundje autoimune -Hipokrati
14/02 16:40
Gripi sezonal dhe sëmundjet autoimune, sfidat më të shpeshta në diagnostikim – Hipokrati
14/02 16:40
Keni këto shqetësime? Ja pse duhet të shkoni menjëherë te gjinekologu – Hipokrati
14/02 16:40
Rrëshkitja e mitrës, si ta trajtojmë me metoda pa operacion – Hipokrati
14/02 16:40
Rigjenerimi vaginal, shkenca e feminitetit dhe estetika që shëron – Hipokrati
14/02 16:40
Kanceri i vezoreve, cilët janë faktorët që e shkaktojnë – Hipokrati
07/02 16:40
DIGITALB DIGITALB