Emisioni i sotëm “Hipokrati” i dedikohet Konstipacionit ose Kapsllëkut, një patologji kjo që çon në probleme të rënda të shëndetit në rast se nuk trajtohet. Në studion e "Hipokratit" për të folur për këtë patologji, shkaktarët dhe mënyrat e trajtimit te saj, është e ftuar doktoreshe Vigjilenca Demiraj, mjeke gastro-hepatologe. Mos humbisni në larminë e emisionit, rubrikat "Lifestyle Medicine" dhe "Vizitën tek Mjeku", një konsultë qe do ju ndihmojë për të gjetur diagnozën e duhur, në rast se shfaqni probleme me jashtëqitjen.