Kanceri i gjirit prek të gjitha gratë, por rreziku rritet me rritjen e moshës. Moshat më të riskuara janë ato mbi 50 vjeç. Kuptohet, kjo nuk përjashton që kanceri i gjirit mund të shfaqet edhe në mosha fare të reja. Studimet kanë treguar se rreziku për kancerin e gjirit është rezultat i një kombinimi faktorësh.