Pasojat e drogës tek përdoruesit e saj, me kalimin e viteve, janë të paimagjinueshme. Mjafton të shohësh efektet tek personat që e kanë konsumuar per një kohë të gjatë për të kuptuar se çfarë pasojash lë ajo në shëndetin dhe personalitetin e konsumatorëve. Shume njerëz vazhdojnë të pyesin: ja vlen të provosh se si ndihesh nën efektin e një droge? Përgjigja që vjen është shumë e thjeshtë: Vërtetë jo!