Termi “Hemorroide” i referohet një situate kur enët e gjakut rreth anusit, pra në pjesën fundore të zorrës së trashë janë të fryra dhe të skuqura. Sipas statistikave botërore, 1 në 20 njerëz do të ketë patur të paktën një herë hemorroide gjatë jetës së tij dhe mendohet që rreth 50% e njerëzve mbi moshën 50 vjeç kanë vuajtur sistematikisht prej tyre.