Per shkak të ndryshimeve fiziologjike që pëson trupi i një gruaje gjatë periudhës së shtatzënisë si dhe të rritjes së kërkesave energjitike po gjatë fazave të shtatzënisë, është e domosdoshme nje dietë e veçantë dhe e ekuilibruar ushqimore, e pasuar me suplementet e duhura, si shtesë e dietës. Këto suplemente ushqimorë do të garantojnë një zhvillim normal të indeve të foshnjës që pritet të lindë. Vitaminat dhe mineralet janë substanca esenciale për organizmin e njeriut dhe mjaft të rëndësishme edhe për vetë faktin se trupi ynë nuk i prodhon vetë ato. Për pasojë këto elemente duhen marrë me anë dietës dhe të shtesave ushqimore.