Hipokrati – Ermal Meta rrëfen ditët e tij të izolimit – 23.05.2020
23/05/2020 19:00

Ermal Meta: Më mungon gjuha shqipe, vitin tjetër koncert në Tiranë Këngëtari dhe kantautori shqiptar, Ermal Meta ishte i ftuar këtë të shtunë në programin “Hipokrati” në Top Channel, ku zbuloi dhe foli gjatë mbi karantinën e tij, projektet muzikore dhe planet e tij të afërta për një koncert në Shqipëri. Ermal Meta e përshkroi të vështirë situatën e pandemisë me të cilën u përball e gjithë bota, ndërsa shtoi se kjo karantinë ishte një periudhë e vështirë për të në aspektin profesional po ashtu edhe krijues. Ai zbuloi se kënga “Finiera bene” – “Do të përfundojë mirë”, ishte një krijim të cilin ai e realizoi në muajin janar, përpara se pandemia të vinte. “Këtë këngë e kam shkruar në janar, kur bëra këngën nuk arrija të kuptoja përse e shkrova atë këngë dhe pse teksti kishte këto fjalë si “do të përfundojë mire”. Kur erdhi pandemia dhe izolimi kuptova sikur kisha ndjer diçka dhe vendosa ta publikoja këngën sepse mua më jepte shumë shpresë dhe të njëjtën shpresë doja t’ia përcillja dhe njerëzve.” Pyetjes së gazetares se çfarë I mungon më shumë nga Shqipëria, Ermal Meta iu përgjigj se është gjuha shqipe ajo çka ia ndjen më shumë mungesën, të qënit i rrethuar nga njerëz që flasin shqip. “Më mungon gjuha shqipe, gjuha e nënës, më mungon ta dëgjoj. Madje dua t’i kërkoj të falur njerëzve që më ndjekin sepse nuk e flas shumë mirë shqipen, dhe që nuk e kam praktikuar aq shumë gjuhën time. Por sa herë që vij në Shqipëri dhe rrethohem nga shqiptarë kam një ndjenjë shumë të mire brenda vetes” Ermal Meta tha se planifikon gjithashtu një turne në vitin 2021, dhe një koncert në Shqipëri është në planet e tij vitin e ardhshëm, por ai do të shkel në tokën shqiptare sapo të happen kufijtë për një vizitë në atdhe. “ Kam planifikuar një tur vitin tjetër, në fakt ishte planifikuar për në mars të 2021. Tani për shkak të vaksinës nuk e di në cilin muaj do të mund ta realizojmë. Sapo ta filloj patjetër që do të vijë për një koncert në Shqipëri.”

Stresi dhe eustresi, si ndikon te sëmundjet e zemrës – Hipokrati
14/06 16:40
Çfarë është eustresi? Pse nuk na e dëmton zemrën, dëgjoni kardiologun – Hipokrati
14/06 16:40
“Nuk doja që fëmijët të bëheshin mjek”, por si djali e surprizoi Arjeta Grezdën -Hipokrati
14/06 16:40
Si dhimbja e pacientëve e ka përmirësuar Arjeta Grezdën të jetë një prind më i mirë -Hipokrati
14/06 16:40
Komplikacioni i rrallë që mjekja nuk e harron kurrë, dëgjoni historinë -Hipokrati
14/06 16:40
“Kripa e jetës dhe puthja e vdekjes”, Kardiologu shpjegon çfarë i sjell stresi zemrës – Hipokrati
14/06 16:40
Kujdesi ndaj problemeve kardiovaskulare, këshillat që nuk duhen neglizhuar – Hipokrati
14/06 16:40
Këshilla e Spiro Qirkos: Kujdes! Stresi i vazhduar bëhet shumë i rrezikshëm -Hipokrati
14/06 16:40
Ndodh më shpesh te gratë pas menopauzës, çfarë është zemra e balonizuar? -Hipokrati
14/06 16:40
Rrëfehet Arjeta Grezda, kush është “drita e syrit” për doktoreshën? -Hipokrati
14/06 16:40
I përket grupmoshës 25 deri në 40 vjeç? Ja çfarë duhet të bësh për kujdesin ndaj lëkurës – Hipokrati
07/06 16:40
Do udhëtoni me fëmijët? Prindër, mos harroni të merrni me vete këto gjëra – Hipokrati
07/06 16:40
Mirëmbajtja e lëkurës, si ndërthuret mjekësia estetike me dermatologjinë – Hipokrati
07/06 16:40
A duhet të pijnë fëmijët ilaç para udhëtimeve? Pediatria jep përgjigjen e prerë – Hipokrati
07/06 16:40
Si ndikojnë temperaturat e larta te lëkura? Mjekja tregon rreziqet e mundshme – Hipokrati
07/06 16:40
Udhëtimet me fëmijët, kujdesi i shtuar që duhet të kemi – Hipokrati
07/06 16:40
Si të trajtoni hemorroidet me anë të kurës bimore të Altrechem – Hipokrati
07/06 16:40
Vuani nga hemorroidet? Ja faktorët që mund ta shkaktojnë këtë problematikë – Hipokrati
07/06 16:40
Altrechem, kura bimore për hemorroidet! Trajtimi dhe eliminimi i tyre – Hipokrati
07/06 16:40
Studimi tronditës/ Rreziqet që vijnë nga rrezatimi, mund të shkaktojë kancer – Hipokrati
31/05 16:40