Hipokrati – Dëshmi të grave të famshme për Menopauzën? – 02.05.2020
02/05/2020 19:01

Gwyneth Paltrow dëshiron të ndryshojë këndvështrimin për menopauzën Aktorja fituese e cmimit Oscar Gwyneth Paltrow, i ka kushtuar një kujdes të vecantë shëndetit të grave. Ajo ka qënë gjithmonë ndër të parat që ka trajtuar temat tabu` në lidhje me shëndetin e grave, dhe menopauza është një temë për të cilën ajo është vecanërisht e apasionuar dhe gatshme per te folur. Paltrow dëshiron të ndryshojë mënyrën se si gratë mendojnë dhe flasin për menopauzën. Në një video të publikuar në vitin 2018 për platformën e saj shëndetësore GOOP, 46-vjeçarja e sapormartuar aso kohe, zbuloi se po përjetonte paramenopauzë, kështu quhet faza fillestare e menopauzës në të cilën vezoret gradualisht fillojnë të prodhojnë më pak estrogjen. Kjo fazë natyrale në jetën e një gruaje mund të bëjë që ajo të përjetojë cikle të çrregullta menstruale dhe luhatje hormonale, me simptoma që përfshijnë afshe të nxehta, ndryshime ne humor dhe rënien e dëshirës seksuale. Kjo periudhë mund të zgjasë deri në 4 vite përpara menopauzës. "Kur futeni në paramenopauzë, vini re shumë ndryshime," tregon Paltrow. "Unë mund t'i ndiej këto ndryshime hormonale që më ndodhin: djersitje, luhatje humori, si dhe ndjesi e të furstruarit pa arsye” Paltrow vazhdon të shpjegojë se zgjidhje ndaj ndryshimeve dramatike në sistemin e saj trupor, ajo rivendosi regjimin e fitnesit, duke përfshirë ngritjen e peshave për të rritur densitetin e kockave, si dhe vazhdoi dietën e saj ushqimore të përbërë nga zarzavate, perime të gjelbërta dhe proteina. Ajo tregon se është duke monitoruar nga afër nivelet e saj të hormoneve. Unë nuk isha përqendruar shumë në hormonet e mia në të tridhjetat, por tani, unë bëj një kontroll çdo gjashtë muaj për të siguruar që gjithçka është në rregull.", tregon ajo. “Mbaj mend se kur nëna ime kaloi në menopauze, trajtohej si një problem i madh dhe ishte nje mjerim për të. Unë mendoj se menopauza shihet keq nga gratë dhe i duhet dhënë një këndvështrim tjetër. Unë nuk mendoj se ne kemi në shoqërinë tonë një shembull të shkëlqyeshëm të një gruaje frymezuese gjatë menopauzës. Kujdesi qe duhet te tregoni ndaj vetes si dhe të rrethoheni me dashuri është hapi i parë i rëndësishëm.” perfundon Paltrow.

Rëndësia e ushqyerjes te fëmijët nga mosha 0-5 vjeç, gabimet e prindërve – Hipokrati
04/04 16:40
Si t’i përdorim vajrat Altrechem kundër parazitëve dhe mykut – Hipokrati
04/04 16:40
Kura kundër parazitëve, pse duhet të përdorni produktet Altrechem – Hipokrati
04/04 16:40
Altrechem, seti i parazitëve dhe mykut, trajtimi dhe eliminimi i tyre – Hipokrati
04/04 16:40
Dëmtim në zemër, tru apo veshka, ja çfarë i ndodh fëmijës nëse pini alkool në shtatzëni – Hipokrati
04/04 16:40
Sindroma alkoolike fetare, ja si mund ta dalloni fëmijën përmes tipareve të fytyrës – Hipokrati
04/04 16:40
Sindroma alkoolike fetale, dëmtimet në tru dhe vonesa në zhvillimin e foshnjës – Hipokrati
04/04 16:40
Nga truri i bebes tek organet e tjera, ja rëndësia e gjidhënies te fëmija juaj – Hipokrati
04/04 16:40
Ja si të përmirësoni trurin përmes dietës dhe ushtrimeve, dëgjoni neurologen -Hipokrati
28/03 16:40
Zhurma në vesh, shkaqet dhe simptomat, çfarë sëmundjesh fshihen pas saj – Hipokrati
28/03 16:40
Buzëqeshja “Hollywood”-iane, ja këshilla e stomatologes për moshat e reja -Hipokrati
28/03 16:40
Bëni kujdes! Ja cilat janë pasojat që sjell vetmia në trurin tonë -Hipokrati
28/03 16:40
Droga, disa antibiotikë ose kufjet, si mund ta parandalojmë zhurmën në vesh -Hipokrati
28/03 16:40
Izolimi social dhe problematikat që sjell në jetën tonë, si ndikon vetmia në tru – Hipokrati
28/03 16:40
Klinika Andent, ortodoncia moderne, implantet dentare dhe buzëqeshje natyrale -Hipokrati
28/03 16:40
Zhurma në vesh, ja disa sëmundje që mund të na tregojë -Hipokrati
28/03 16:40
Gjakderdhje nga mishrat e dhëmbëve dhe aromë e keqe e gojës? Ja zgjidhja -Hipokrati
28/03 16:40
Rritja e sheqerit nga stresi, kujdes, mund të çojë në rezistencë ndaj insulinës – Hipokrati
21/03 16:40
Stresi kronik, ja disa nga analizat që duhet të bëni për të kuptuar gjendjen e trupit – Hipokrati
21/03 16:40
Serumi me vitaminë C, seti i Altrechem për mbrojtjen e lëkurës këtë sezon veror – Hipokrati
21/03 16:40