Pavarësisht se Pandemia e COVID- 19 ka filluar prej mëse nje viti, ende nuk ekzistojnë medikamente specifike për të trajtuar infeksionin nga ky virus. Lëshimi në treg i një medikamenti të tillë, kërkon disa faza eksperimentale klinike të cilat kanë një qëllim të vetëm: të ulin vdekshmërinë e sëmundjes dhe qendrimin në spital të pacientëve të prekur në formë jo të lehtë.