Emisionin e sotëm në “Hipokrati”, ja dedikojmë situatës mjaft problematike që po kalon aktualisht vendi ynë dhe bota me Pandeminë Covid-19. Në studio i ftuar për të folur gjerë e gjatë e për t’iu përgjigjur shumë pyetjeve e dilemave është doktor Vasil Llajo, themelues i rrjetit “Intermedica” në Shqiperi dhe Kosovë.