U bë gati një vit tashmë që Bota po bashkëjeton me Covid- 19. Një bashkëjetesë plot ankth, stress dhe pikëpyetje mbi shumë të panjohura. U tha që në fillimet e Pandemisë se shpresa për të dalë nga ky makth që mbertheu njerëzimin, është vaksina. Fatmirësisht, shkencëtarët, pas muajsh të tërë kërkimesh, arritën të prodhojnë vaksinën anti Covid- 19. Ankthi mbi të panjohurat e virusit, u zëvendësua me ankthin se kur do të mbërrijë vaksina mes nesh.