Kornea ose Xhami i Syrit në gjuhën popullore, është pjesa e përparme dhe transparente e syrit, nëpërmjet të cilës drita kalon në brendësi të tij, duke bërë të mundur përftimin e figurës në retinë dhe më pas perceptimin e saj në tru. Kornea funksionon si një lente kamera e cila bën të mundur fokusimin e dritës që vjen direkt në sy, në retinë. Kornea ndihmon në fokusimin e syrit. Ajo i jep syrit dy të tretat e fuqisë së fokusimit dhe të refraktimit, ndërkohë që një e treta e aftësisë për t`u fokusuar jepet nga lentja ë brendshme kristalore.