Pak ditë pasi ka nisur vaksinimi kundër Covid-19, në Angli është shfaqur një variant i ri i tij, i cili ka shkaktuar mjaft alarm. Është ky një alarm i justifikueshëm? Mjekët specialistë pohojnë se Covid-19 pritej të pësonte mutacion, kjo sepse virusi i gripit në përgjithësi është një virus që pëson mutacione në mënyrë të vazhdueshme dhe kjo është arsyeja që çdo vit, në periudha të caktuara të tij, i gjithë globi infektohet me të.