I nxehti mund ta komplikojë situatën e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni, nga problemet e zemrës dhe pamjaftueshmëria e veshkave; ose të atyre personave që janë nën trajtim me ilaçe që përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit. Përballë kësaj situate, autoritet shëndetësore kanë rritur vigjilencën duke nisur një fushatë sensibilizimi me këshilla për kategori të ndryshme.