Hije që të ndjekin pas, ky kapitull i ri epik, prekës dhe i paharrueshëm, do t’i magjepsë lexuesit brenda faqeve të tij me historinë e Robinit dhe Strajkut. Dy detektive, miq dhe kolege te pandashëm.. perballen me nje sfide te re. Te shpëtojnë nje djalë te ri nga nje nje kishe qe gjoja mbart mesazhe ungjillore por ne te vertete eshte thjesht nje shpëlarje e pastër truri. -Pal Pal, është romanca e errët e Aiden dhe Kayla. Një grua e cila pasi përcjell të shoqin e saj në botën tjetër përfshihet në një vorbull emocionesh prej letrave të dërguara nga një i huaj që ajo nuk e njeh. Dhe nuk mjafton vetëm kaq. Historitë e çuditshme kanë përshirë gjithë librin. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA