Hetim për dhunën nga “Shqiponjat”/ Do kontrollohet se si rekrutohen policët e rinj në këtë repart
17/12/2020 15:07

Teksa efektivit Nevaldo Hajdaraj do t’i komunikohet akuza e vrasjes së Klodian Rashës, SHÇBA në Ministrinë e Brendshme ka nisur një hetim të zgjeruar se përse forcat “Shqiponja” kanë më tepër denoncime për akte dhune. Janë më të denoncuarat krahasuar me çdo struturë tjetër në Policinë e Shtetit. Informacioni konfirmohet zyrtarisht për Top Channel nga kjo drejtori. Mes veprimeve të hetimit administrativ, SHÇBA konfirmon për Top Channel se po mblidhen denoncimet në kohë të ndryshme ndaj forcës “Shqiponja”, ku dhe do të dilet me konkluzione se si rekrutohesh në këtë repart, çfarë detyrash kanë policët e kësaj strukture dhe a kryejnë apo jo instruktazh sa herë që marrin shërbimin? Vrasja e Klodian Rashës, që polici i dyshuar e argumenton se qëlloi nga frika ngre pikëpyetje mbi përdorimin e armës së shërbimit, tha njëri nga zyrtarët e SHÇBA-së. Të dyshimta janë edhe veprimet e mëpasshme të policisë, mes tyre përse efektivët ishin vetëm dy në shërbim në atë zonë dhe përse kur ata kërkuan ndihmë, pasi kishin konstatuar një person të armatosur, nuk u asistuan në kohën e duhur me mbështetje policore. Ky është një hetim administrativ, saktësojnë burimet e Top Channel, të cilat disa herë gjatë kësaj jave kanë kryer takime me prokurorë të Tiranës, jo vetëm për të kërkuar rëndimin e pozitës së policit të dyshuar, që nga vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme do të akuzohet për vrasje me dashje.

Top Channel/ Trashëgimia kulturore. Firmoset programi për rijetëzimin e kullave
07/04 23:33
Top Channel/ Administratori i ri, Akuza për shkelje në universitetin e Shkodrës
07/04 22:15
Top News- Heroi që po shpëton jetë, hyn në ujin e liqenin e nxjerr gjallë të aksidentuarën
07/04 22:00
Top News- Takimi me blegtorët/ Ministri Salla: Me Skemën Kombëtare kemi rritur fondet
07/04 21:30
Top News- 11 vite burg për Rezart Taçin, dënohet biznesmeni, do pastronte paratë e ‘Cosa Nostras’
07/04 21:06
Top News- “Do pemë…ja këtu në anë ka plot vend”, Rama inspekton investimet në Lezhë
07/04 21:03
Top Channel/ Katër deputetë dëshmojnë për urën, kush janë deputetët që u thirrën në SPAK
07/04 20:10
Top Channel/ Rezart Taçi dënohet me 11 vite burg! GJKKO i konfiskon edhe 18.3 milionë euro
07/04 20:09
Top Channel/ Debati për reformën territoriale, opozita kundër modelit aktual
07/04 20:07
Top Channel/ Braçe kandidat? Reagon Balla, komentoi sërish edhe mungesën e Spiropalit
07/04 19:56
Top News – Rritja e çmimit të naftës. Thirrja për Qeverinë-Rishiko taksat e karburanteve
07/04 19:28
Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23