Hetim dhëndrit të Berishës/Balla akuzon për aferë korruptive me privatizimin e Kompleksit Partizani
27/10/2020 15:22

Numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla kërkon që të nisë hetimi për mënyrën se si u tjetërsua Kompleksi Partizani. Balla thotë se forca e Ligjit nuk mund të vonojë hetimin e pasurive të vendosura nga korrupsioni, ndikimi i paligjshëm dhe abuzimet me pasuritë e shqiptarëve. Fillimi i hetimeve të pavarura për ish-kompleksin “Partizani”, privatizimin e tij me një vlerë qesharake sa një hyrje apartamenti 2+1 në atë zonë, ushtrimin e ndikimit të paligjshëm, shpërdorimin e detyrës së zyrtarëve të përfshirë dhe vepra të tjera penale. Sa pronarë të ligjshëm ka në Shqipëri që nuk u janë kthyer pronat e tyre, ndërkohë që Sali Berisha i dha këtë super pronë dhëndrit të tij? Balla thotë se që në vitin 2012 ka denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Pas shtatë vitesh grabitësit hoqën maskat dhe vetëm me 35 mijë lekë familja e Sali Berishës është tashmë pronare e 1/3 e një kompleksi prej 20 milionë Eurosh. Asokohe qeveria e Sali Berishës e privatizonte kompleksin “Partizani” tek disa persona të përfaqësuar nga dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Balla bën shkurtimisht një përmbledhje të aferës që kërkon të hetohet. Ai thotë se në kohë rekord nga tetori i vitit 2008 deri në dhjetor të atij viti Ministria e Mbrojtjes e drejtuar nga Arben Imami, anëtar i qeverisë së vjehrrit të Malltezit, përfundoi të gjitha procedurat për kalimin e pronësisë së tokës dhe shitjen e hotelit gjigant dhe ndërtesave me 100 milionë lekë të vjetra.

Top News- “Ramën goditeni me domate dhe vezë”, Berisha jep udhëzimet për qytetarët
30/03 22:33
Top News- Balluku ndalet në Fier, jep udhëzimet për zgjedhjet e brendshme dha ato vendore
30/03 21:37
Top Channel/ Përgatitjet për zgjedhjet vendore, mblidhet Asamblesja e PS në Fier
30/03 20:08
Top News- Erion Braçe kandidat i PS për Tiranën!/ “Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty”
30/03 19:07
Top Channel/ “Ti nuk di nga lidhet gomari”, Balliu-Lamallarit: Xhelal Mziu është sulmuar nga…
30/03 18:12
Top Channel/Akuzat e Balliut për drejtorin e ri të Policisë, Lamallari:Deputeti bukurosh e përdor..
30/03 18:11
Top News- A do kandidojë për kryebashkiak të Tiranës? Vjen reagimi i Erion Braçes
30/03 17:56
Top Channel/ “Rrezikohet zhdukja e sektorit fason”, Bozdo: Kursi i euros po dëmton industrinë
30/03 17:56
Top Channel/ ‘Qeveria armike e qytetarëve’, Balliu:Sa të jetë Rama s’ka integrim
30/03 17:54
Top Channel/ ‘Shkodra duhet të kishte kampus universitar’, Boçi: Pedagogët e diskriminuar dhe…
30/03 17:54
Top Channel/ A do të kandidojë Braçe për bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Deputeti i PS
30/03 17:18
Top News – PS rrëzon propozimin e Balliut. Pasuritë e krimit për familjet e policëve të rënë
30/03 17:03
Top News – ‘Jo më qoka politike apo ndërhyrje partiake’ Rama flet për kriteret drejt BE
30/03 16:42
Top News – ‘Tenderat me inteligjencë artificiale brenda 2027’. Rama flet për procesin drejt BE
30/03 16:41
Top News – ‘Drejtësia duhet të rrisë profesionalizmin, paanshmërinë dhe cilësinë’
30/03 16:41
Top News – Rama mbledh ministrat për integrimin në BE. ‘Ky proces rrit kapacitetet institucionale’
30/03 16:41
Top Channel/ Berisha: Janë me mijëra njerëz që duan të anëtarësohen në PD, ky është objektivi i…
30/03 15:51
Top Channel/ PS-PD bashkohen për paratë, ndalohen fondet e huaja për partitë politike
30/03 15:18
Top Channel/ Rama: Negociatat deri në 2027”. Qeveria synon mbylljen e negociatave brenda vitit 2027
30/03 15:09
Top Channel/ “Kryepolici i Ballukut”, Berisha komenton zgjedhjet e drejtorit të Policë së shtetit
30/03 15:07