Të dërrmuar nga lodhja, mjekët dhe infermierët që po luftojnë me koronavirusin vdekjeprurës në Kinë flenë nëpër karrige dhe në korridoret e spitaleve. Autoritetet kineze i bënë homazh me mijëra punonjësve “ heronj” të stafit mjekësor, të cilët po punojnë pa reshtur për të frenuar epideminë e për të shpëtuar sa më shumë jetë që të munden. Bilanci i vdekjeve ka mbërritur tashmë në 565 dhe mbi 28,500 të infektuar ndërsa virusi është përhapur në 28 vende dhe territore.