Bizneset në Kosovë nuk janë kundër tërheqjes së vendimit për masën mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Por, drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se Qeveria fillimisht duhet të konsultohet me bizneset kur vjen në shprehje reciprociteti në aspektin ekonomik.