Mitrovica e Veriut u trondit gjatë orëve të para mëngjesin e djeshëm nga tri shpërthime, të cilët u shkaktuan nga djegia e tre automjeteve. Dy nga mjetet e djegur, ishin furgonë mallrash, ndërsa zjarri prej tyre dëmtoi edhe një automjet udhëtarësh. Autoritetet dyshojnë se ishte zjarrvënie e qëllimshme. Pronarët e kamionëve janë shqiptarë të Kosovës, të cilët kanë biznese me shumicë në veri të Mitrovicës, ndërsa automjeti i dëmtuar i pasagjerëve është në pronësi të një shtetasi serb. Gazetar: Kristo Kote