Procesi i punës për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës-Rinas po vijon ende, teksa në Top Talk administratori i “Hekurudha Shqiptare”, Ergys Verdho shpjegoi të gjithë procesin e punës. Ai tregoi se si do të funksionojnë linjat dhe sa do të jetë çmimi i biletës për udhëtarët. Ndër të tjera Verdho foli edhe për projektet e reja, të cilat planifikohen të realizohen brenda një dekade. Programi "Top Talk" është emision i përditshëm që trajton tema aktuale në fushën e ekonomisë dhe biznesit. Me të ftuar të specializuar, analiza të thelluara dhe debate dinamike, programi sjell informacione të rëndësishme dhe opinione mbi zhvillimet më të fundit që ndikojnë në xhepat tanë, tregje dhe ekonomi. Nga e hëna në të premte, ora 15:45 Autor/Moderator: Angelo Haruni