Harta e rrezikut nga tërmetet/ Ballkani, vendet e Mesdheut dhe Turqia më problematiket në Europë
03/12/2019 19:28

Një harte e krijuar nga studiues europianë, tregon se vendet e rajonit të Ballkanit e Mesdheut, si dhe Turqia, janë të gjithë shumë më të rrezikuar nga tërmetet sesa shumë pjesë të tjera të Europës. Kërkues pjesëmarrës të projektit SHARE, që financohet nga BE-ja, arritën të evidentojnë rajonet më të ekspozuara të kontinentit ndaj lëkundjeve të dhunshme sizmike, duke rreshtuar aty Ballkanin, Italinë, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë. “Europa ka një histori të gjatë tërmetesh shkatërrues”, tha profesori Domenico Giardini, koordinator i projektit. ‘Të gjithë i kujtojmë ngjarjet tragjike të Izmitit në Turqi, në vitin 1999 dhe ato të Aquilës në Itali në 2009-tën e 2016-tën, ku pati një numër të madh viktimash”, ka shtuar ai. Për të krijuar këtë hartë, studiuesit kombinuan të dhëna nga më shumë se 30 000 tërmete europianë me një magnitudë nga 3,5 e lart të regjistruara që prej vitit 1.000 e verifikuan efektet e dëmshme të tyre. Për këtë qëllim, u përdoren dhe informacione nga Harta interaktive AHEAD e tërmeteve në kontinentin e vjetër. Të gjitha të dhënat u kombinuan në një hartë të vetme, ku zonat me rrezikun maksimal janë shënuar me një ngjyrë të purpurt të thellë, ndërsa të tjerët ku rreziku vjen pak më i ulët por sërish i konsiderueshëm, janë me të kuqe. Në këto zona, ekziston një probabilitet prej 10% apo edhe më i lartë, që tërmetet të përsëriten brenda harkut të 50 viteve. Një nismë e tillë, sipas pjesëmarrësve në projekt, mund të jetë e dobishme për politikat e së ardhmes, që kanë të bëjnë me llojet e ndryshme të ndërtesave dhe infrastrukturës siç janë digat, ndërtesat e larta apo edhe urat. Harta tregon disa pika të nxehta Brukselit në Belgjikë, Lisbonës në Portugali, Budapestit në Hungari dhe përgjatë vijës malore të Pirenejve. Tek këta të fundit, problemet lidhen më së shumti me përbërjen gjeologjike të zonës. Rreziku sizmik, sipas profesor Giardinit, nuk ka të bëjë vetëm me llogaritjen e probabilitetit të një ngjarjeje të ndodhur diku në Europë në një periudhë të caktuar kohe, por I referohet edhe mundësisë së humbjes së jetëve dhe dëmeve që mund të shkaktojë një event sizmik.

Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55