Një ngjarje që mund të përfundonte tragjikisht është shmangur në Fier. Sot rreth orës 09:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Ll. Xh., 76 vjeç, si pasojë e një qiriu të ndezur, ka marrë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi. Por fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.