Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë në një intervistë për Kosova press, se nisma për minishengenin ballkanik ka si qëllim heqjen e taksës ndaj Serbisë. Por ai thotë se është i pakuptimtë një projekt ku Serbia do të përfitonte nga tregu i Kosovës dhe kjo e fundit nuk do të merrte asgjë mbrapsht. Ai i përgjigjet edhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.