Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është drejtuar me një letër të hapur kryeministrit të ri të Kosovës, Albin Kurti, ku i kërkon të mos heqë taksën ndaj mallrave nga Serbia. “Albin, mos e lejo tregun e fitimit të mbi 400 milionë Euro-ve për Serbinë, shtetin i cili të ka rrahur e të ka torturuar. Shtetin, që me paratë e popullit të Kosovës blenë armë në Rusi. Të lutem, mos e kamuflo këtë vendim sovran me terme të mjegullta siç është “reciprociteti”, shkruan Haradinaj.