Haradinaj: Falimentojmë nëse nuk miratohet buxheti i 2020-s
10/01/2020 18:52

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nga prilli nuk ka më instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar. Sipas tij, pa miratim të buxhetit të vitit 2020, shteti falimenton, meqë shfrytëzimi i buxhetit të vitit paraprak mund të bëhet vetëm deri në muajin mars. Pas mbledhjes së Qeverisë, Haradinaj tha se në janar dhe shkurt nuk ka pengesa të funksionimit buxhetor. Por, sipas tij, nëse vazhdohet njëjtë në gjysmën e dytë të muajit shkurt, atëherë fillon rreziku për dështim të funksionimit të shtetit. “Për më 1 prill nuk ka instrumente të tjera ligjore të funksionimit të shtetit në kuptimin financiar, jo vetëm që bankrotojmë por dështojmë krejtësisht. Deri më 1 prill, është fundi. Edhe kjo e marsit, para 1 marsit ne duhet me ju drejtu këtij Parlamenti me një kërkesë për me na dhënë pëlqimin edhe për një muaj, është mundësia e vetme e fundit ligjore është vazhdimi për 1/12 edhe për mars. Aktualisht në janar dhe shkurt nuk ka pengesa dhe vështirësi të funksionimit buxhetor, çdo gjë është në rregull, por nëse hyjmë në zonën e kuqe të gjysmës së dytë të shkurtit pa buxhet, atëherë fillon rreziku”, tha Haradinaj. Sipas ligjeve të Kosovës, 1/12 e buxhetit paraprak aktivizohet me automatizëm për muajin janar dhe shkurt, ndërkohë për muajin mars, nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020, atëherë mund t’i kërkohet Kuvendit të Kosovës të vazhdohet buxheti paraprak edhe për muajin e tretë. E sipas Haradinajt, në prill pason bllokadë nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020. Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje, si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, ka përgjegjësi që t’i jap Kosovës institucionet e reja, ose të ndërmarrë hapa të tjerë se çka do të veprojë tutje.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48