Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka numëruar sukseset, sfidat dhe brengat që e kanë shoqëruar Kosovën gjatë 2019. Në pritjen e fundvitit të organizuar nga zyra e kryeministrit, Haradinaj tha se dorëheqja e tij testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia në vend është stabile dhe se në kohë krizash, vendimmarrja i kthehet sovranit.