Fiks Fare denoncoi fenomenin shqetësues të rrjeteve sociale, ku persona të njohur apo panjohur hapin profile false, publikojnë fotot dhe numrat e telefonit të viktimave dhe ushtrojnë shantazh dhe kërcënime. Një 22-vjeçare nga Fieri tregon tmerrin që po përjeton: faqet e saj në Instagram dhe TikTok janë përdorur për të shpërndarë fotot personale dhe për ta denigruar, duke e akuzuar se “punon me lekë”. Vajza ka bërë kallëzim në Policinë e Tiranës, por kërcënimet dhe sharjet vazhdojnë.