Prej mbrëmjes së 07 tetorit, në galerinë FAB në kryeqytet, piktori i njohur Gazmend Leka ka çelur ekspozitën personale “Dhoma e hapave të humbur”. Ekspozitat e Lekës, përgjithësisht shenjohen nga filozofia e mendimit dhe ndjesitë personale… Ndaj sot, përmes një rrëfimi të çiltër, do të zbulojmë mendimet dhe ndjenjat e një artisti që duket se është gjithmonë në konflikt me botën, por edhe do të vizitojmë studion, aty ku lind gjithçka.