Deputeti i Opozitës në Parlament Halit Valteri gjatë intervistës në Top Talk la të nënkuptohej për ekzistencën e një skenari manipulativ për largimin e Rudina Hajdari si Kryetare e Grupit Parlamentar Demokrat. Z.Valteri tha se për këtë skenar janë angazhuar forca politike jashtë parlamentit dhe faktorë të tjerë që do t'i bëjë publikë gjatë seancës plenare të se enjtes në Parlament.