Në Top Talk me Juli Xhokaxhi, Tom Gashi, avokat nga Kosova, Muhamet Hajrullau, kryeredaktor i Telegraf dhe pedagogu i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritan Hoti diskutojnë ditën e dytë të gjyqit në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së. Sot ka qenë radha e palës mbrojtëse për të paraqitur argumentat Programi "Top Talk" në Top Channel është i mbështetur në konceptin e intervistave për temën më të rëndësishme të ditës. Intervistat janë projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarit me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana të ndryshme. Gazetare: Juli Xhokaxhi