Policia e Vlorës ka vënë në pranga disa persona pasi shkatërruan rrjetin elektrik duke vjedhur disa herë kabllo elektrike. Specialistët e hetimit të krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, kanë bërë dokumentimin e disa ngjarjeve, ku së fundmi ka rezultuar se mëngjesin e djeshëm, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, janë vjedhur disa metra kabllo elektrike në kabinën elektrike të OSHE-së dhe janë dëmtuar instalimet elektrike.