Televizori është një shpikje gjeniale që na afron gjithë botën në ekranet tona. Me modernizimin e pajisjeve dhe cilësisë së transmetimit, këtu gjeti hapësirë një skemë moderne vjedhjeje. Qindra subjekte pirate përvetësojnë miliona euro duke cënuar të drejtën e autorit dhe futur duart në prodhimet e kompanive të ndershme. Nga evazioni fiskal masiv, tek rreziqet që i kanosen qytetarëve nga kjo veprimtari e jashtëligjshme… Po shteti, pse nuk lëviz për të frenuar këtë fenomen masiv që dëmton arkën e përbashkët dhe cënon konsumatorin.