Opozita parlamentare vendos nën presion shumicën qeverisëse të cilës i duhen 84 vota të cilat nuk i ka, për amendimet e kodit zgjedhor ku përfshihen listat e hapura dhe pragu elektoral. Rudina Hajdari e mbështetur edhe nga Muslim Murrizi u angazhuan për të bojkotuar seancën nga ku do të diskutohen këto ndryshime, nëse listat nuk hapen 100% dhe pragu elektoral të vendoset 1% nga 3 % propozuar nga socialistët. Kjo pandershmëri arriti kulmin, ku PS bërë propozimin për hapje listash, por që nuk ishte e tillë. Edi Rama ishte ai që i pa shqiptarët në sy dhe nga ky Kuvend tha listat do të hapen. Ky mashtrim i Ramës do të renditet si një nga mashtrimet më të mëdha që është bërë në këto 30 vite. Ju keni frikë nga populli. Nuk i dilni dot përballë që të zgjedhin ata. Ashpërsisë së Rudina Hajdarit i dha përgjigje ministria për mardhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.