"Kutia e muzikës" E ftuar: Maya Aliçkaj (Këngëtare popullore) Moderatorë: Ervin Kurti, Erjola Doçi, Shqipe Hysenaj Kutia e muzikës simbolizon fëmijërinë, kujtimet dhe momentet më të bukura të jetës së njeriut përgjatë formimit të tij. Tanimë përgjigjet e artistit/artistes nuk do të jenë më ato tipiket dhe tradicionalet, as përmes fotove e as përmes objekteve, por përmes muzikës. Një këngë që ka shënjuar në fëmijërinë, adoleshencën, fillimet e karrierës, kulmin e saj, në episode të sikletshme apo detaje të pathëna më parë nga ikona të muzikës, idhuj apo vetë ata me krijimtarinë e tyre.